Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë, përcjell KosovaPost.
Ai ka thënë se mjetet financiare janë dhënë në cilësinë e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit të miratuar nga MASHT.
“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar Murati.