Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka satirizuar me programin politik të subjektit politik PDK dhe AAK, të cilat premtuan një pako të Rimëkëmbjes Ekonomike prej miliard eurosh.
Mushkolaj me anë të ‘Facebook’-ut është shprehur i habitur me ofertat e partive politike për rimëkëmbjen e sektorit të ekonomisë.
“1 miliard PDK’ja, 1 miliard AAK’ja. S’di, s’di…”, shkroi Mushkolaj në llogarinë zyrtare të tij.
AAK ka prezantuar programin ekonomik, në të cilin kanë premtuar fond 1 miliard euro, që e kanë emërtuar “Pakoja e rindërtimit”.
Fatmir Gashi nga AAK ka prezantuar planin ekonomik 4 vjeçar. Sipas tij, AAK ka paraparë ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar në Kosovë. Poashtu ai ka përmendur edhe subvencionimin e pagave të punëtorëve.
“Me politikat tona do të rrisim kërkesën agregate dhe të sanojmë rëndesat sociale të shkaktuara nga tronditja ekonomike. Secili qytetar rezident do t’i përfitoj nga 100 euro. Do të subvencionojmë 80% të rrogës për 3 muaj për secilin punëtor që ka kontratë 1 vjet. Kjo do të na kushtoj rreth 60 milionë euro. Poashtu do të paguhen 50% për secilin punëtor që e ka humbur punën e nuk kthehet në punë. Do të subvencionojmë prej 150 për 3 muaj për secilin grua të punësuar me kontratë 1 vjeçare. Do të subvencionojmë nga 40 euro për secilin fëmijë që është i regjistruar në kopsht për vitin 2021 dhe 2022”, u shprehë Fatmir Gashi nga AAK.
Po ashtu edhe nga PDK’ja, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, si dhe kandidati për deputet nga kjo parti, Bedri Hamzaj, synojnë të ndajnë 1 miliard euro.
Sipas tyre, 200 milionë nga to do të shfrytëzohen gjatë këtij viti, si pjesë e ligjit për rimëkëmbje ekonomike derisa 500 milionë mëtojnë t’i ndajnë për kontribute financiare.
Ata edhe premtuan për ngritjen e pagës minimale nga 170 në 300 euro.