Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj një ditë më parë tha se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj të sanksionuarit të ShBA-së dhe BE-së, Milan Radojçiq.
Ai nuk tregoi arsyen e heqjes së urdhër-arrestit ndaj Radoiçiqit, por drejtori i institutit “Octopus”, Agim Musliu thotë se asgjë nuk e justifikon një gjë të tillë, pasi ky i fundit ka sulmuar Republikën e Kosovës më 24 shtator.
Një territor ka pretenduar që ta shkëpus nga Republika e Kosovës dhe janë aktet më të rënda dhe më të sanksionuara me të gjitha ligjet edhe ndërkombëtare, por edhe ato të Republikës të Kosovës, me ligj akt më i rëndë nuk ekziston”, tha Musliu.
Ndryshe, Radoiçiq ka pranuar se qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, por që vazhdon të endet i lirë në Serbi.