Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e thirrur nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, është deklaruar Besian Mustafa, shkruan Kosova Post.
Mustafa, ka treguar se çfarë është biseduar në mbledhjen e sotshme të këtij subjektii cili tha se kjo mbledhje ishte veq se një diskutim konsultativ dhe bisedim rreth asaj që të premten është paralajmëruar takimi mes Kurtit, Osmanit dhe Abdixhikut.
“Patëm një takim konsultativ me deputetët e këtij subjekti. Në të cilin diskutuam për procesin e seancës themeluese të legjislaturës së re, e cila pritet të mbahet të hënën”.
“Para këtij takimi, Z. Abdixhiku, të premten, do të takohet edhe me Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes”, ka thënë Mustafa.