Me rastin e vdekjes së Nënë Zoje Prengu, nëna e pesë djemëve të vrarë nga vrasësit e Serbisë në masakren e Mejes, ka reguar edhe Dr. Mustafë Bajrami, përcjell Kosova Post.
Ai ka shkruar fjalë emocionuese për këtë nënë. “Sot shkoi nga kjo botë një nënë e cila jetoi me dhimbje duke i kujtuar evladët e saj. Që jetoi me lotë zemre duke pritur t’i takojë edhe një herë copëzat e zemrës së saj“, ka thënë Bajrami.
Për më tepër, ai ka thënë se, megjithëqë Nëna Zoje në foto duket e buzëqeshur, veç zemra e saj e djegur e di dhimbjen që ia ka shkaktuar vrasja e 5 evladëve të saj.
“Në fytyrë duket e buzëqeshur, por një Zot e di se sa shumë dhimbje ka përjetuar gjatë gjithë jetës së saj. Zoti ia past bë lehtë ato dhimbje dhe e gëzoftë teksa do t’i takojë sërish djemt e saj”.
Në fund të shkrimit të tij, Bajrami ka përshëndetur solidarizimin e mijëra shqiptarëve që postuan foton e saj si dhe lajmin për vdekjen e kësaj nëne të madhe.
“Sa mirë që e kujtuan Nënën Zoje me mijëra njerëz nëpër rrjetet sociale. Solidarizim i gjithanshëm me Nënën Zoje“.
Më poshtë gjenin shkrimin e plotë të Dr. Bajrami:
Sot paska vdekur Nënë Zoje Prendi.
Nëna e pesë evladëve që ia vranë pamëshirshëm dhe e lanë të vuaj deri në frymën e fundit të jetës së saj. Sot shkoi nga kjo botë një nënë e cila jetoi me dhimbje duke i kujtuar evladët e saj. Që jetoi me lotë zemre duke pritur t’i takojë edhe një herë copëzat e zemrës së saj.
Në fytyrë duket e buzëqeshur, por një Zot e di se sa shumë dhimbje ka përjetuar gjatë gjithë jetës së saj. Zoti ia past bë lehtë ato dhimbje dhe e gëzoftë teksa do t’i takojë sërish djemt e saj.Sa mirë që e kujtuan Nënën Zoje me mijëra njerëz nëpër rrjetet sociale. Solidarizim i gjithanshëm me Nënën Zoje.
Do të duhej që sonte të vlonin studiot duke e përkujtuar këtë nënë të madhe e cila ia dha tokës së Kosovës pesë djemtë e saj.
Dritat e zemrës së saj…!