Teologu Mustafë Bajrami ka rrëfyer një ngjarje që kishte parë teksa po udhëtonte me autobus për në Gjilan, shkruan Kosova Post.
Bajrami përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si një plakë që nga veshja dukej serbe është ndihmuar nga Policia e Kosovës dhe kondukteri i autobusit, të hipë e të ulet në autobus.
“Vërtetë jemi popull human. Humanizmin tonë e tregojmë posa të na ipet rasti. Dhe, mbi gjithë këtë, vërtetë kemi një polici shembullore”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë:
Sot isha duke shkuar me autobusin e orës 9 për në Gjilan. Në kodrinat e Llabjanit na ndali policia në një stacion që nuk dukej të ishte stacion i rregullt autobusash. Një plakë, që dukej nga veshja të ishte serbe, qëndronte afër automjetit të policisë i parkuar aty. Polici po i thotë vozitësit të autobusit; Na lajmëruan se një grua e moshuar qenka shtrirë rreth rrugës. Erdhëm dhe pamë se çdo gjë ishte në rregull. Kjo grua e moshuar 8shte ulur ne tokë për të pushuar. Merreni ju lutem se qenka nisur për në Gjilan.
Një kujdes e sjellje tepër njerëzore e policëve duke ndihmuar të moshuarën të hipë e pastaj të ulet në autobus. Duke pasuar nja “hvala sinko” e dalë nga thellësia e zemrës së asaj të moshuare. Një kujdes bravoroz i kondukerit, dhe një ndjeshmëri njerëzore që ndjehej nga fjalët e gjithë udhëtarëve ndaj asaj plake.
Vërtetë jemi popull human. Humanizmin tonë e tregojmë posa të na ipet rasti. Dhe, mbi gjithë këtë, vërtetë kemi një polici shembullore.
Krenar, dhe krenar…!