Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ‘Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal’, e quajti analfabete, Balje i reagon Latifit

    Duda Balje thotë se u ofendua pas abstenimin për Trustin

    Ambasadori amerikan mezi pret ta takojë përfaqësuesin Escobar që pritet të vijë në Prishtinë

    SHBA vazhdon mbështetjen për FSK-në

    PZAP e refuzon ankesën e Ramës ndaj Vitisë

    “Përparim Rama është duke i ikur programit qeverisës”

    Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

    Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

    Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

    Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

    Tifozi holandez e shanë me rob gazetarin shqiptar gjatë transmetimit live

    Tifozi holandez e shanë me rob gazetarin shqiptar gjatë transmetimit live

    Qeveria gjermane inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

    Qeveria gjermane inicion vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë

    Hudhen poshtë apelet e Thaçit e Veselit mbi ligjshmërinë e DHSK dhe ZPS dhe të drejtat e të akuzuarve

    Hudhen poshtë apelet e Thaçit e Veselit mbi ligjshmërinë e DHSK dhe ZPS dhe të drejtat e të akuzuarve

    Kryeministri Kurti takoi drejtues të ndërmarrjeve në Zvicër

    Kryeministri Kurti takoi drejtues të ndërmarrjeve në Zvicër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 25 maj

    A kanë targa avionët?

    A kanë targa avionët?

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 maj

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 maj

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kombi dhe shteti tek Merxhani

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 19 maj

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Nga Shqipëria në Londër për studime, tani në Dubai si eskorta/ Ish-Missi shqiptar rrëfen gjithçka (Foto)

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 18 maj

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

    Greqia duhet të njohë gjenocidin shqiptar!

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

Mutacionet e reja të koronavirusit, pse Evropën e pret një dimër i vështirë

17 Shtator, 2021 12:13
në Botë
IKSHPK: Variantit “Delta” ia kemi ndalë turrin
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Veronika Hackenbroch  & Rafaela von Bredow, Der Spiegel

Një vit më parë, bota ishte në përgjithësi optimiste. Ekspertët e sëmundjeve infektive, kishin një ide shumë të qartë se si ta luftonin më mirë,dhe ndoshta ta mposhtnin koronavirusin. “Nëse do te kemi një vaksinë kundër koronavirusit që të jetë70 për qind efektive, dhe ta kombinojmë atë me disa elementë të praktikave të mira të shëndetit publik, atëherë unë mendoj se ne mund të kemi një kontroll më të fortë ndaj pandemisë brenda një viti apo më shumë“-u shpreh imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci, gjatë një interviste dhënë për “Der Spiegel” në gushtin e vitit 2020.

Tani ne kemi realisht vaksina shumë efektive, dhe ato kanë dalë në treg shumë më shpejt nga sa shpresohej. Megjithatë SARS-CoV-2 ka zhvlerësuar atë që rezultoi të ishte një pritshmëri tepër optimiste. Virusi ka pësuar shumë më tepër mutacione nga sa prisnin shumica e ekspertëve, duke u bërë më infektiv,dhe duke përbërë një sfidë serioze për vaksinat që janë aktualisht në dispozicion.

Lexo Edhe:

Koha po mbaron, a do ketë evakuime civile pas 31 gushtit? Thirrja afganëve: Mos ejani në aeroport

Aktualisht, vetëm 78 pacientë po trajtohen në SHSKUK

‘Praktika e supermenave me ritëm të shpejt promovohet nga qeveria Kurti!’

Me variantin Delta qëkështë tani dominues në të gjithë botën, një person i infektuar infekton 6-7 persona të tjerë nëse nuk merren masa mbrojtëse, pra më shumë se dyfishi i atyre që ishin infektuar nga lloji origjinal i virusit që qarkullonte në vitin 2020.

Vaksinat që janë aktualisht në dispozicion, sigurojnë ende një mbrojtje të mirë kundër formës më të rëndë të sëmundjes, por më pak mbrojtje kundër infektimit nga virusi në krahasim me variantet e mëparshme që kanë qenë të përhapura. Ky është vetëm një nga arsyet, pse janë shuar shpresat për arritjen e imunitetin e tufës deri në vjeshtën e këtij viti.

Numri i pacientëve të shtruar në repartet e kujdesit intensiv në spitalet gjermane, po rritet sërish në nivele të konsiderueshme. “Në rast se nuk arrijmë që të shtojmë vaksinimet në mënyrë drastike, vala e katërt aktuale mund të ketë pasoja shumë të rënda”- deklaroi të mërkurën e kaluar Lothar Wieler, presidenti i qendrës gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI).

Në këto kushte, ka shumë të ngjarë që dimri i dytë pandemik të jetë shumë i vështirë. Dhe askush nuk guxon të hamendësojë se çfarë do të ndodhë më pas. Pasi kjo e fundit  varet jo vetëm nga vaksinimi, por edhe nga mënyra se si virusi mund të pësojë mutacione.

Edhe për epidemiologët më të njohur të botës, si Emma Hodcroft e Universitetit të Bernës në Zvicër, bërja e parashikimeve është një mendjelehtësi. Si pjesë e projektit “Nextstrain”, Hodcroft është duke mbledhur sekuencat e gjenomit SARS-CoV-2 nga e gjithë bota.

“Unë nuk mendoj se ne e kuptojmë aq mirë SARS-CoV-2, sa të jemi në gjendje t’i japim një përgjigje të caktuar pyetjes sesi mund të evoluojë virusi”- thotë Hodcroft për “Der Spiegel”.

“Ky virus po vazhdon që të na befasojë”-thekson Mary Bushman, matematikane dhe biologe e popullsisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit në SHBA. “Askush nuk priste ndryshime kaq të mëdha në aspektin e infektivitetit të virusit”- shton ajo.

Kjo po ndodh sepse varianti Delta ka aftësinë që të shumohet shumë shpejt sapo nis infektimi. Por edhe sekuenca e gjenomit të një varianti të sapokrijuar, na tregon shumë pak mbi ato veti që do të ketë mutacioni. Për shembull, varianti C.1.2, i cili u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut në maj të këtij viti, dukej në pamje të parë shumë kërcënues.

Ai kishte ndryshuar më shumë sesa çdo lloj varianti tjetër në botë, theksuan në një studim studiuesit e Afrikës së Jugut. Ata zbuluan se ishte ai 44-59 mutacione i ndryshëm nga virusi origjinal i Vuhanit. Gjithsesi, aktualisht nuk duket se C.1.2 do të jetë në gjendje që të zëvendësojë Deltën si varianti më dominant.

“Delta ka relativisht pak mutacione, por me sa duket arrin që të mbajë në periferi variantin C.1.2”- thotë Tulio de Oliveira, bio-informaticien në Universitetin e KwZulu-Natal në Durban. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Delta, do të mbetet përgjithmonë dominuese.

“Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që ne të shohim variante shumë më të rrezikshme sesa Delta, dhe kjo për shkak të numrit të madh të njerëzve të pa vaksinuar në të gjithë botën”- parashikon politikani Karl Lauterbach, përgjegjës për politikat shëndetësore në Partinë Social Demokratike të qendrës së majtë (SPD), dhe një nga zërat më me autoritet në Gjermani në lidhje me pandeminë aktuale.

Bushman e Universitetit të Harvardit,ka bërë disa llogaritje në një model teorik, në përpjekje për të mbledhur të paktën disa të dhëna se cilat variante të reja duhet të mbahen nën vëzhgim nga studiuesit dhe zyrtarët e shëndetit publik, dhe cilat masa mbrojtëse do të jenë thelbësore për stinën e dimrit.

Modeli simuloi shfaqjen e varianteve të reja të virusit. Sipas gjetjeve të tij, variantet që janë edhe më infektive,ka të ngjarë të mbizotërojnë mbi variantin Delta në fazën aktuale. Nga ana tjetër, të ashtuquajturat variante të moderuara, të cilat të paktën e zbehin vetëm pjesërisht efektivitetin e vaksinave, nuk kanë në përgjithësi shansin që të bëhen dominuese, me kushtin që ato të mos jenë gjithashtu më infektive se sa Delta.

Sidoqoftë, nëse shfaqet një variant që i ka të dy karakteristikat në të njëjtën kohë, atëherë situata mund të shndërrohet në një makth. Një variant më ngjitës sesa Delta mund të kishte“pasoja shkatërruese” thotë Bushman. Ajo shton se efekti i dyfishtë, do të ishte shumë më i madh se shuma e dy efekteve individuale.

Dhe vetëm masat shumë të rrepta të kontrollit të përhapjes së koronavirusit, dhe një fushatë e shpejtë vaksinimi, mund të zbusin përhapjen e këtij lloji të variantit. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për Britaninë e Madhe. Ndërsa normat e vaksinimit atje janë të larta, sjellja e njerëzve luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Dhe kjo ka qenë problematike që kur britanikët shpallën “Ditën e Lirisë”. Çdo gjë që shfaqet ose përforcohet atje, ka potencialin të përhapet shumë shpejt në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Afrikë, duke pasur parasysh lidhjen e këtij vendi me pjesën tjetër të botës”- thotë Tulio de Oliveira.

Ndërkohë, mutacionet mund të shkaktojnë pasoja negative, nëse masat mbrojtëse si kërkesat për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, hiqen shumë herët. Në simulimin kompjuterik të Bushman,ishin variantet më ngjitëse,ato që ishin në gjendje të përhapeshin më shpejt.

“Vetëm vaksinimet mund të mos jenë të mjaftueshme në këto raste, për të mbajtur nën një kontroll efektiv numrin e infeksioneve të reja, sidomos nëse fushata e vaksinimit përparon shumë ngadalë”-thotë ajo. Në Institutin Robert Koch në Gjermani, zyrtarët besojnë se masat e kontrollit të koronavirusit që janë aktualisht në fuqi, duhet të zbatohen edhe për shumë kohë në të ardhmen.

Shkalla në të cilën mund të pësojë ndryshime SARS-CoV-2, mbetet një pyetje e hapur për shkencëtarët. “Ndoshta ekziston një kufi i sipërm sa i përket infektimit të virusit. Por ndoshta ai nuk është arritur ende. Ndaj mund të kemi një rritje të mëtejshme të infektivitetit”-thotë Hodcroft.

“Është akoma më e vështirë të parashikohet, se si virusi do të evoluojë për të anashkaluar imunitetin. Me shumë viruse në qarkullim, kjo është një betejë larg fundit të saj. Ne fitojmë një nivel të caktuar imuniteti, dhe virusi vihet është nën presion për të shmangur atë imunitetin. Megjithatë nëse do të përhapet një variant i ri, kjo nuk do të thotë automatikisht që do jemi rikthyer në pikën fillestare të pandemisë,kur kishim një virus shumë të rrezikshëm”- shton ajo.

Megjithatë teorikisht kjo mbetet një mundësi. “Ka një perceptim të përhapur në publik, sipas së cilit viruset bëhen më pak të rrezikshëm me kalimin e kohës,pasi evoluojnë për të shmangur dëmtimin e atyre ku stacionohen,dhe tek të cilët mbështeten për transmetimin e mëtejshëm të virusit”- thotë William Hanage, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit.

“Por kjo është e gabuar. E vërteta është se një virus mund të bëhet pak a shumë i rrezikshëm në varësi të situatës”- nënvizon ai.“Mund të ndodhë që variantet që zhvillohen,të jenë në përgjithësi imune ndaj vaksinave që kemi në dispozicion aktualisht. Ky është rasti kur proteina e koronavirusit krijon një mantel padukshmërie, ngjashëm me disa qeliza kanceroze”-  thotë politikani gjerman Lauterbach.

Por të gjitha këto janë ende në fushën e spekulimeve. Lauterbach është më pesimist edhe për shkak se nuk ka ende një trajtim efektiv për pacientët e sëmurë me Covid-19. Dhe fakt është se do të ketë ende të sëmurë me forma të rënda, për shkak se nuk ka vaksina që ofrojnë një mbrojtje 100 për qind. “Ky virus do të jetë me ne edhe për vitet në vazhdim”- mendon ai. /Përktheu: Alket Goce

Etiketat: “Der Spiegel”“Robert KochInstituti
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

‘Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal’, e quajti analfabete, Balje i reagon Latifit

Duda Balje thotë se u ofendua pas abstenimin për Trustin

25 Maj, 2022
Ambasadori amerikan mezi pret ta takojë përfaqësuesin Escobar që pritet të vijë në Prishtinë

SHBA vazhdon mbështetjen për FSK-në

25 Maj, 2022
PZAP e refuzon ankesën e Ramës ndaj Vitisë

“Përparim Rama është duke i ikur programit qeverisës”

25 Maj, 2022
Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

Kurti nuk do të na sjellë çokollata nga Zvicra, por synon të sjellë komplet fabrikën

25 Maj, 2022
Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

25 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

Dalin pamjet e vendosjes së tritolit në biznesin dhe makinën e policit në Shkodër

Dalin pamjet e vendosjes së tritolit në biznesin dhe makinën e policit në Shkodër

10:28

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Gjermani, plagoset rëndë një anëtare e stafit

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Gjermani, plagoset rëndë një anëtare e stafit

07:59

Temperaturat për dy ditët e ardhshme

Moti sot

06:54

Tani presin mbështetje nga Turqia/ Televizioni shtetëror suedez zhvillon intervistë me një nga liderët e PKK-së

Tani presin mbështetje nga Turqia/ Televizioni shtetëror suedez zhvillon intervistë me një nga liderët e PKK-së

16:47

SHBA-ja kërkon që Rusia të largohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Vendimi i fundit i SHBA-së në Ukrainë

07:15

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.