Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli

Myftiu i Kosovës në intervistën e tij për T7, është pyetur se a i ke thënë Sulltan Muratit çlirimtar. E këtë gjë e mohon dhe thotë se nuk është e vërtet.

Pasi që disa herë pyetet se çfarë thoni për Sulltan Muratin a ka qenë hero e çlirimtar ai nuk mund ta pohoj një gjë të tillë përpos që thotë se “ai ka qenë sundimtar”, ndërsa Skendërbeun e quan “heroj i kombit”.

Kur pyetet për aferën seksuale në medresë se janë të akuzuar dy mësimdhënës pse nuk ke marrë masa ndaj tyre me i përjashtuar nga puna? Ai pohon se “shiko ata kanë familje, ne nuk mund ti qesim…njerzit nga puna pa u vërtetuar akuzat, çka nëse në fund dalin të pafajshëm”.

Kurse, kur pyetet për Hoxhë Irfanin çfarë masa ke marrë kundër tij? Thotë “kam reaguar në të njëjtën ditë e kam përjashtuar nga puna nga Dubai, mu atë ditë që ka folur”, d.m.th Hoxhë Irfani nuk paska familje, ndërsa dhëndri i tij dhe shoku i tij në medresë paskan familje, do të thotë për dikë nanë e për dikë njerkë.

Kur pyetet për disa deklarata të imam Krasniqit thotë “se ne kemi reaguar menjëherë mu atë ditë”,  ndërsa kur i thotë gazetari se ju ja keni rënduar imam Krasniqit në gjykatë? Myftiu Tërrnava e mohon, a në fakt Myftiu e di fortë mirë, ai dhe të oponioni se deklaratat e BIK-ut kanë qenë shkak kryesor i ngritjes se aktakuzës nga Prokuroria e Kosovës?

Myftiu i Kosovës ende nuk është në gjendje t’i mbron imamët e vet. Nuk është në gjendje ta thotë haptazi se ndihem krenar që të gjithë imamët e BIK-ut janë shpallur të pafajshëm dhe se askush nuk ka të drejtë të flas për asnjë nga ta.

Këtu janë disa nga fjalët e deklaratës se myftiut në këtë intervistë. Ai si duket kishte pranuar ftesën e T7 për t’i forcuar raportet me djemtë e Buzhalës dhe me mbrojt familjen e vet për të cilën foli kaq shumë. Ai nuk nguroi ta lavdërojë vetën e vet sikurse çdo herë që e ka zakon. Ai disa herë radhazi e përsërit se është lider shpirtëror i dy milionë myslimanëve.

Pyetje? Sa veta i ka pas myftiu?

Kush e zgjedh myftiun nga ata dy milionë njerëz?

Këtë nuk po e zgjedhin qata delegat që ai vet me klanin e vet i ka zgjedhur për ta votuar.

A thua vallë myftiu na qenka i pa zëvendësueshëm që zgjidhet për herë të katërt?

Vallë Kosova nuk paska njerëz tjerë që meritojnë ta udhëheqin atë institucion fetar?

Çfarë të keqe ka nëse myftiu e lëshon atë post edhe veç nëse ja japin të tjerët siç po deklarohet ai?  A nuk do ishte me etike e fetare?

A thua vallë Islami po inkurajojka njerëzit që të bëjnë çmos për të ardhur në pushtet qoftë edhe për të ndryshuar Kushtetutën që vet ai e ka nënshkruar?

Apo ka si çka në fe që thotë se postime mos kërkoni, bile edhe nëse ju ipet mundohuni mos ta pranoni.

Në fund, shpresojmë që kryetari i BIK-ut të zgjidhet ma i miri qoftë edhe vet ai Tërrnava, siç po deklarohet..!