Në kuadër të bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës me Dijanetin turk, Myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Safi Arpaguş, ka realizuar një vizitë dy ditore në Kosovë, shkruan KosovaPost.
“Në këtë vizitë Myftiu i Stambollit shoqërohej edhe nga myezinët e xhamisë “Aja Sofia”, të cilit me zërat e tyre të mrekullueshëm me lexim nga Kurani e salavate sollën atmosferën e xhamisë së Aja Sofias në vendin tonë, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës me Dijanetin turk, Myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Safi Arpaguş, ka realizuar një vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast në organizim të Këshillave të Bashkësisë Islame në Prizren e Mitrovicë shtroi iftar për besimtarët, ku përveç strukturave të këshillave të BI, udhëheqësve të komunave, morën pjesë edhe shumë qytetarë dhe personalitete nga jeta kulturore e publike.
Në këtë vizitë Myftiu i Stambollit shoqërohej edhe nga myezinët e xhamisë “Aja Sofia”, të cilit me zërat e tyre të mrekullueshëm me lexim nga Kurani e salavate sollën atmosferën e xhamisë së Aja Sofias në vendin tonë.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Myftiun e Stambollit e shoqëroi kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti.