Myslimanët në Ukrainë festojnë Fitër Bajramin nën hijen e luftës, transmeton KosovaPost.
Ndërkohë që vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që filloi më 24 shkurt, myslimanët u dyndën në xhaminë e Qendrës Kulturore Islame në kryeqytetin Kiev, për festën e Fitër Bajramit.
Presidenti i Kongresit të Myslimanëve të Ukrainës, Seyran Arifov, foli aty mbi virtytet e festës së Fitër Bajramit.
– Kjo luftë i lidh edhe myslimanët në Ukrainë
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) pas namazit, Arifov duke theksuar se lufta vazhdon, u shpreh: “Shumë prej myslimanëve u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve. Disa shkuan në pjesë të tjera të Ukrainës, disa shkuan jashtë vendit. Uroj të gjithë myslimanët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të ketë paqe dhe siguri në Ukrainë”.
Duke theksuar se të gjithë myslimanët duhet të mbështesin njëri-tjetrin në këtë proces, Arifov tha: “Kjo luftë ka të bëjë edhe me myslimanët në Ukrainë dhe askush nuk duhet të qëndrojë neutral. Myslimanët duhet të bëjnë çmos për të shëruar plagët e popullit ukrainas dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre”.
– “Duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”
Profesori i Universitetit Shtetëror Izmail në Ukrainë, Sayfullah Rashidov, duke u uruar paqe dhe mirëqenie të gjithë myslimanëve, tha: “Allahu ua pranoftë agjërimin dhe lutjet dhe u ruajt nga e keqja. Gëzuar Bajramin të gjithëve”.
Një shtetas ukrainas me origjinë palestineze, Ali Asadi, duke deklaruar se ai agjëroi dhe ishte i lumtur për ardhjen e Bajramit, u shpreh: “Ne duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse askush nuk është i kënaqur me situatën”./trt