Mytaher Haskuka duket se do t’i hyjë garës zgjedhore për të marrë mandatin e dytë të kryetarit të Prizrenit.
Këtë e ka paralajmëruar kuvendarja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Prizrenit, Mimoza Bushrani.
“Me Mytën + 4”, ka shkruar Busharni në Facebook.
Ky paralajmërim është pëlqyer nga Haskuka.
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është përcaktuar për kandidatët për kryetar të komunave.
Kryetari Haskuka ditë më parë pati thënë se ende nuk ka marrë vendim se a do të rikandidojë për mandatin e dytë.
Ende nuk ka deklaruar zyrtarisht rreth kësaj çështjeje .
Ndërkaq, deputetja e këtij subjekti politik, Drita Millaku ka shpallur kandidaturën për kryetare të Prizrenit.