Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është shpallur tenderi për angazhimin e kompanisë e cila do të bëjë projektimin dhe mbikëqyrjen e çerdheve të parafabrikuara.
Ministrja Nagavci fton të gjitha kompanitë e interesuara që të aplikojnë e të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Çerdhet e parafabrikuara janë trend në rritje në botë sepse janë në kuadër të agjendës së gjelbërt, pra, shkurtojnë dukshëm kohën e ndërtimit nga rreth 2 vite në 4 muaj, 80% e tyre ndërtohen në fabrika duke ruajtur kështu edhe ambientin.
Po ashtu, mund të transportohen nga një vendbanim në tjetrin varësisht nga lëvizja e popullatës – karakteristikë kjo shumë e rëndësishme sidomos për viset rurale.
Ajo shton se vendimmarrja i merr për bazë të dhënat e trendet demografike (përfshirë numrin e lindjeve që nga viti 2013) dhe madhësinë e vendbanimeve në gjithë Kosovën për të nxjerrë kështu projeksionet për listën e vendbanimeve me numrin më të madh të fëmijëve.
Njëkohësisht, Nagavci pohon se është finalizuar studimi i fizibilitetit i cili ka treguar se ekzistojnë mundësitë në Kosovë e rajon që të fusim në funksion çerdhet e parafabrikuara.
“Ju bëj thirrje komunave për bashkëpunim në mënyrë që të gjithë fëmijëve të ju ofrohet qasje në edukimin e hershme sepse kjo është faza me e rëndësishme për formimin e tyre”, shkroi Nagavci
Detajet e tenderit i gjeni në linkun më poshtë:
https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNew.aspx


























