Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka shprehur ngushëllime familjeve Syla, Delina dhe Bibaj për tre të rinjët që humbën jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Ndërkaq të lënduarve, Nagavci u ka uruar shërim të shpejtë.
Tutje ajo ka thënë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.
“Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.”, përfundoi ajo.