Nagavci pret në takim ministrin Mahmut Özer

Bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional, bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë, digjitalizimi në arsim, shkëmbimet e nxënësve dhe studentëve, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, binjakëzimi i shkollave, e tema të tjera me rëndësi u diskutuan gjatë këtij takimi, përcjell KosovaPost.

Ministrja Nagavci falënderoi ministrin Özer për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti turk për Kosovën në faza të ndryshme, e veçanërisht mbështetjen në arsim në të gjitha nivelet.

Ministrja tha se është e përkushtuar për ofrimin e mundësive të barabarta për secilin shtetas të saj pa marrë parasysh nacionalitetin. Ndër të tjera, ajo kërkoi që të hiqen tarifat e studentëve të Kosovës që studiojnë në Turqi për çka mori premtim se kjo çështje është duke u shqyrtuar.

Ministrin Özer e njoftoi se këtë vit janë përkthyer tekstet nga gjuha shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake.

Ministrja Nagavci tha se presim që planet e përbashkëta të konkretizohen me një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy shteteve me fokus në fushën e IT-së, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, arsimit të lartë, si dhe programet e shkëmbimit të studentëve e profesorëve.

Ndërsa, ministri Özer u shpreh i lumtur që vizita e parë e tij si ministër jashtë vendit, po realizohet në Kosovë. Ai theksoi gatishmërinë e Ministrisë që drejton për të vazhduar përkrahjen e arsimit në Kosovë kudo që paraqitet nevoja, sidomos në teknologji informative.

Pas takimit, ministrja Nagavci dhe ministri Özer me bashkëpunëtorë kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë, në të cilën mësimi zhvillohet edhe në gjuhën turke.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika