Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është takuar me homologen e saj nga Shqipëria, Evis Kushi, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, ku tha se takuan anëtarët e Komisionit nga Kosova dhe Shqipëria për Abetaren e përbashkët, përcjell KosovaPost.
“U njoftuam nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin për një proces transparent, të hapur e të drejtë që mundëson një abetare me standarde bashkëkohore për vogëlushët tanë”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook,.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të mirëpritem dje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri nga ministrja Evis Kushi.
Bashkë, takuam anëtarët e Komisionit nga Kosova dhe Shqipëria për Abetaren e përbashkët. U njoftuam nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin për një proces transparent, të hapur e të drejtë që mundëson një abetare me standarde bashkëkohore për vogëlushët tanë.
Bashkëpunimi jonë në fushën e arsimit do të vazhdojë me projekte e aktivitete tjera.
Një komb, një gjuhë, një abetare.