Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre deri më 1 shtator, do të ketë greva.
Nagavci ka thënë se kërcënimet me greva janë të papranueshme dhe dëmtim i procesit të mësimit për fëmijë.
“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë. Rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojmë. Duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë, në mënyrë që të kemi ndryshime pozitive”, shkruan Nagavci.