Misnistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se ky Samit është platforma e cila bashkon shqiptarët kudo që janë, qoftë nga fusha e shkencës, me arritje botërore, nga kultura, politika apo edhe sporti.
Nagavci u shpreh se si ministri i kushtojnë vëmendje të veçantë çështjeve të diasporës.
“Daspora jonë është guri më i shenjtë në gjerdanin e shtetformimit tonë, prandaj si Ministri e Arsimit i kushtojmë vëmendje të veçantë çështjeve të diasporës, e cila për dekada me radhë jep kontribut qenësor për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit tonë.”, shkroi ajo.
Tutje, ajo u shpreh që Qeveria e Kosovës ka ndërrmarrë një sërë politikash për avancimin në shkencë e inovacion dhe përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë, ku përfshihen edhe nismat e përbashkëta me Republikën e Shqipërisë.
“Shembull i shkëlqyer i këtij bashkëpunimi dypalësh së fundmi është bashkëfinancimi i projekteve shkencore të përbashkëta, abetarja unike, tekstet për mërgatën.”, shtoi Nagavci.


























