Lëvizja Fol ka organizuar një debat të hapur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ku kanë biseduar për planet aktuale te Qeverisë, si dhe për planin e punës që ka prioritet Ministria e Arsimit, shkruan Kosova Post.
Ministrja Nagavci tha se prioritet e Ministrisë së Arsimit janë së pari menaxhimi i pandemisë e cila ka krijuar parregullsi, andaj ajo tha se do te jemi të vëmendshëm për pasojat që mund të lë kjo pandemi.
“Pandemia është njëra ndër sfidat më të rëndësishme ku 1280 mësimdhënësve u është rrezikuar vendi i punës dhe do të kemi një përkushtim e bashkëpunim dhe t’i përmirësojmë” tha Nagavci.
Veq këtij prioriteti ajo tha se ne synojmë që të bëhet edukimi i fëmijëve në moshë të hershme, si dhe do t’i kushtojmë kujdes të mjaftueshëm.
Tutje Nagavci tha se kanë planifikuar edhe shpërndarjen e shujtes për të gjithe fëmijët.
Një element i rëndësishëm është aftësimi dhe arsimimi profesional i nxënësve si dhe drejtimi i tyre nga ana e ministrisë që u mundëson atyre të bëhet praktika në vende profesionale.
Ndërsa sa i perket teksteve shkollore, Nagavci tha se aktualisht jemi duke u marrur me këtë çështje dhe po mundohemi që fëmijëve të mos u japim tekste të pa nevojshme.
Rishikimi i teksteve do të bëhet patjeter, si dhe e kemi parë në agjenden legjislative dhe ne do ta bëjmë me urgjencë këtë gjë.