Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, është shprehur shumë i zhgënjyer me disfatën nga Augsburgu.
‘Bavarezët’ dje u mundën nga Augsburgu (1-0), në kuadër të Bundesligës.
“Ne premtuan se do të mbrojmë rezultatin deri në fund dhe në vend të kësaj pranuam gola dhe nuk mund të bënim asgjë”, tha ai.
“Tendenca është negative dhe se shumë gjera duhet të ndryshojnë. Do të mendoj për këtë pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjerat nga ky moment. Do të mendoj për veten, për situatën dhe për gjithçka”, theksoi Nagelsmann.
Aktualisht Bayern Munich renditet në vendin katërt me 12 pikë të tubuara.\rtk