Kushdo që ka lexuar romanin e madh të Leo Tolstoit “Lufta dhe Paqja”, e di mirë se për çfarë po fliste Presidenti rus Vladimir Putin kur, në një polemikë të hapur me homologun e tij francez Emmanuel Macron, deklaroi se “ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, por kanë harruar si përfundoi ajo.”
Duket se Putin e lidh me fushatën ushtarake kundër Carit Aleksandër I që ndërmori perandori francez në vitin 1812, me një rezultat të tmerrshëm që shënoi fillimin e rënies së tij.
Në atë kohë, Bonaparti sundonte mbi Europën Perëndimore dhe Qendrore, oranews.tv.
E vetmja që i kundërvihej ishte Britania e Madhe, me flotën e saj të fuqishme dhe perandorinë e saj të madhe detare, por duhet shtuar se në të njëjtën kohë francezët po hasnin vështirësi të mëdha në shtypjen e luftës guerile që po i mbante të angazhuar në Spanjë.






















