Napoli ka vazhduar serinë pozitive në Serie A, ku në tri ndeshje ka tri fitore.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalleti, të shtunën në stadiumin “Diego Armando Maradona” mposhti Juventusin me rezultat 2:1.
Pjesa e parë e ndeshjes u takoi mysafirëve që shënuan gol në minutën e 10-të me anë të Alvaro Moratas për 1:0.
Vendasit rrezikuan portën kundërshtare me Lorenzo Insigne dhe Matteo Politanon, por pa sukses.
Në pjesën e dytë nikoqirët barazuan rezultatin në minutën e 57-të me Politanon.
Vendasit golin e fitores e shënuan në minutën e 85-të kur Moise Kean shënoi në autogol për 2:1 për t’i dhënë fitoren skuadrës vendase.
Te Napoli, Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë.