Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas postimit të Isa Mustafës, ku ky i fundit kishte shpjeguar arsyen e dorëheqjes së tij dhe humbjen e thellë të LDK-së, shkruan Kosova Post.
Rugova ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se reagimi i Mustafës i është dukur si pendese që kishte dhënë dorëheqje.
“Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!” ka shkruar Rugova.
Postimi i plotë:
E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!