NATO tha të hënën se po vendos forca shtesë në gatishmëri dhe po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, pasi Irlanda paralajmëroi se lojërat e reja luftarake ruse në brigjet e saj nuk janë të mirëpritura duke pasur parasysh tensionet nëse presidenti Vladimir Putin ka ndërmend të sulmojë Ukrainën.
Organizata ushtarake e udhëhequr nga ShBA-ja tha se po forcon praninë e saj “parandaluese” në zonën e Detit Baltik. Danimarka po dërgon një fregatë dhe po vendos avionë luftarakë F-16 në Lituani, Spanja do të dërgojë gjithashtu anije luftarake dhe mund të dërgojë avionë luftarakë në Bullgari dhe Franca është gati të dërgojë trupa në Rumani, shkruan AP.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se NATO do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët.
“Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, tha ai.