Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka kërcënuar Moskën me sanksione të rënda ekonomike nëse presidenti Vladimir Putin sulmon Ukrainën, duke insistuar që “diplomacia është e vetmja mënyrë më e mençur për të zgjidhur krizën potenciale”.
Tensionet rreth grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, qeveria e së cilës po kërkon të rreshtohet me NATO-n dhe Perëndimin, kanë qenë në qendër të udhëtimit njëjavor të
Blinken në Europë dhe ishin në krye të agjendës në takimin e tij me homologët e NATO-s në Letoni më e mërkurë.
“Ne nuk e dimë nëse presidenti Putin ka marrë vendimin për të pushtuar. Ne e dimë se ai po krijon kapacitetin për ta bërë këtë në një kohë të shkurtër nëse ai vendos kështu. Ne duhet të përgatitemi për të gjitha rastet”, tha Blinken.
Blinken shtoi se SHBA-ja “i ka bërë të qartë Kremlinit se ne do të përgjigjemi me vendosmëri, duke përfshirë me një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë që ne nuk s’i kemi pëdorë në të kaluarën”.
Ai nuk pranoi të japë detaje rreth sanksioneve, por vazhdoi duke thënë se “NATO është e përgatitur të përforcojë mbrojtjen e saj në krahun lindor”.