NATO i ka sjellë disa trupa rezervë të misionit të saj paqeruajtës (KFOR) për stërvitje në Kosovë, tha një nga komandantët e misionit të mërkurën.
Komandanti rajonal i KFOR-it në lindje, koloneli Christopher Samulski, u tha gazetarëve në kampin Bondsteel, ka thënë se sjellja e trupave të NATO-s është pjesë e planifikimeve të tyre.
Të martën, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperini, tha se NATO nuk mund të përjashtonte tensione të reja në veri me afrimin e afatit për targat, dhe se aleanca ishte e gatshme të rriste numrin e trupave në Kosovë nëse tensionet rikthehen sërish, shkruan Reuters, transmeton kk.
Përpjekjet e mëhershme për të vendosur në përdorim targat RKS në pjesën veriore të Kosovës, kishin çuar në përleshje midis policisë dhe serbëve, të cilët ngritën postblloqe gjatë verës.
Barrikadat u larguan vetëm kur paqeruajtësit e NATO-s kanë ndërhyrë për të mbikëqyrur procesin dhe Kosova ra dakord të shtyjë afatin e rregullave të licencimit deri në 31 tetor.