Aktori i njohur Ayberk Pekcan i serialit turk “Ertugrul” ka vdekur pasi luftoi me një sëmundje të egër, kancerin në mushkëri, njofton KosovaPost.
Pekçani javën e kaluar shkoi për trajtim në spitalin e qytetit të tij në Mersin dhe sot në moshën 51-vjeçare ka ndërruar jetë.
Aktori i njohur, pasi u shtrua në spital, iu drejtua shoqëruesve të tij ku u tha se ndjente vetëm dhimbje në shpinë, dhe se pasi shkoi te mjeku zbuloi se vuante nga kanceri në mushkëri. Nuk kishte simptoma, tha aktori dhe ai filloi menjëherë kimioterapinë.
Ai ka lindur më 22 maj 1970 në Mersin dhe ka luajtur në shumë seriale dhe filma si “Kur bien gjethet”, “Lugina e ujqërve”, “Ertugrul” e shumë të tjerë. Është fitues i shumë çmimeve me vlerë./KosovaPost/.