Ndahet nga jeta sportistja e njohur

Ndahet nga jeta sportistja e njohur

Ish-tenistja çeke, Jana Novotna u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi për një periudhë të gjatë kohe luftonte nga kanceri.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e Shoqatës së Tenisit të Femrave bënë të ditur se Novotna u nda nga jeta në paqe dhe e rrethuar nga familjarët e saj, duke shprehur më pas edhe ngushëllimet për humbjen.

Gjatë karrierës Jana Novotna ka luajtur 3 finale të turneut “Wimbledon”. Çekja humbi në vitet 1993 dhe 1997, për të triumfuar në vitin 1998, në finalen e luajtur ndaj Nathalie Tauziat. sn

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh