Pasi Nigeria pezulloi Twitter-in në vend, brenda 51 ditëve kjo i kushtoi ekonomisë së Nigerisë 243 milionë dollarë, transmeton Kosova Post.
Sipas hulumtimit të bërë nga ueb faqja “Netblocks”, shumica e njerëzve në Nigeri, platformën e Twitter-it e përdorin si një rrjet të reklamave.
Në hulumtim bëhet e ditur se ndalesa nga 5 qershori deri më 25 korrik i ka kushtuar ekonomisë 243 milionë dollarë.
Ndalesa e Twitter-it në Nigeri
Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, në postimin e tij nga Twitter-i më 1 qershor, drejtuar rebelëve të rinj që sulmojnë ndërtesat publike në juglindje të vendit, rikujtoi luftën civile të viteve 1967-1970 që shkaktoi vdekjen e 1 milion njerëzve dhe kishte theksuar se do të sillen ashtu siç kuptojnë ata.
Twitter e kishte fshirë këtë postim të Buhari-t, duke pezulluar llogarinë e tij.
Pas kësaj qeveria e Nigerisë më 4 qershor njoftoi se ka pezulluar deri në urdhrin tjetër Twitter-in në vend ndërsa do të ndiqen penalisht ata që do të shkelin ndalesën.
Disa organizata joqeveritare më 9 qershor ngritën padi në gjykatën e Komunitetit Ekonomik të Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) kundër presidentit nigerian Buhari, për shkak të ndalesës së zbatuar nga qeveria.
Gjykata e ECOWAS-it më 22 qershor tha se ndalesa është shkelje e të drejtave të njeriut, duke ndaluar vendimin e qeverisë për gjykimin e shkelësve të ndalesës. (AA)