Në Francë po nxehet gara presidenciale. Me afrimin e zgjedhjeve shtohen edhe premtimet raciste dhe islamofobike të kandidatëve. Një prej tyre është Marine Le Pen e ekstremit të djathtë, përcjell Kosova Post.
Le Pen, i cili bëri deklarata skandaloze në një program që mori pjesë në BFM TV, tha se: “Dua të ndaloj shaminë në publik”.
Kandidatja e ekstremit të djathtë, Le Pen- tha se dëshiron të ndalojë mbajtjen e shamisë në shkolla dhe ta përhapë atë në sferën publike dhe se do të mbajë edhe një referendum për ndalimin e emigracionit.
Kurse hologu i saj, kandidati tjetër presidencial i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, tha gjithashtu se nëse ai zgjidhej president, ai do të dëbonte 1 milion refugjatë nga Franca.
Zemmour mori pjesë në programin në France Info dhe deklaroi se Presidenti Emmanuel Macron solli 2 milionë refugjatë në vend gjatë mandatit të tij pesëvjeçar. “Do të deportoj gjithashtu 1 milion azilkërkues të huaj të paligjshëm”. Zemmour premtoi të heqë shtetësinë franceze të kriminelëve me shtetësi të dyfishtë./KosovaPost/