Policia në Leposaviç ka ndaluar një shtetas të Serbisë i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, nën dyshimin se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.