Para nisjes së takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Joseph Borrell, ka pyetur kryeministrin Kurti për deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në takimin e djeshëm në Bruksel.
Borrell i ka përmendur Kurtit deklaratat e djeshme të Stoltenbergut, i cili ka thënë se do të dërgojnë trupa shtesë në veri të Kosovës dhe do të intervenojnë nëse është nevoja.
“Nëse është e nevojshme, po”, i është përgjigjur Kurti-Borrellit para gazetarëve.
“Nuk do të jetë e nevojshme ndërhyrja”, ka thënë Borrell, i cili dukej i nervozuar gjatë shkrepjes së fotografive.
“Shpresoj të jetë ashtu”, i është përgjigjur Kurti i buzëqeshur.
Një qasje tjetër Borrell ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin e ka pritur me buzëqeshje e duke i folur ngrohtë.