Ndërhyrje emergjente në shtëpinë e familjes Okqaboll në Prizren

Ndërhyrje emergjente në shtëpinë e familjes Okqaboll në Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar së zbatuari projektin për ndërhyrje emergjente në shtëpinë e familjes Okqaboll në Prizren.

Ky projekt është në kuadër të programit të QRTK Prizren për ndërhyrje emergjente në ndërtesat rrezikuara të trashëgimisë kulturore.

Sipas një komunikate të QRTK-së, projekti financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Shtëpia e familjes Okqaboll paraqet një shembull reprezentativ të arkitekturës së banimit të shek.XIX. Forma, organizimi funksional, teknika e ndërtimit, marrëdhënia e vendosjes së shtëpisë në relacion me rrugën, paraqesin elementet kyçe nëpërmjet të cilave ky monument sot interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të transformuar ndër shekuj. Shtëpia i takon tipit të shtëpive me çardak anësor, një nga shembujt e rrallë që ruhen akoma në Prizren dhe si e tillë ka vlera historike, artistike, shoqërore dhe të raritetit. Bazuar në inspektimin pamor, ndërtesa është në gjendje të keqe fizike si rezultat i depërtimit të lagështisë nga struktura e amortizuar e kulmit”, thuhet në komunikatë.

QRTK thotë se duke u nisur nga vlerësimi i gjendjes, ndërtesa është përzgjedhur për ndërhyrje emergjente, për të parandaluar dëmtimin e mëtejmë dhe për të siguruar ruajtjen e vlerave të saj. /kp

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili