Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar pas episodit të frikshëm që ndodhi me Christian Eriksen, i cili humbi ndjenjat në fushë, në fund të pjesës së parë.
Mjekët i bënë masazh kardiak mesfushorit të Interit, ndërkohë që shokët e tij të ekipit e rrethuan me lot në sy.
11 000 tifozët e stadiumit të Kopenhagenit ranë në heshtje, ndërsa lojtari doli me barrelë, i shoqëruar nga shokët e tij të skuadrës, pas 10 minutash trajtimi mjekësor.
Të gjithë futbollistët dhe arbitrat ndodhen në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e futbollistit danez.
Gjithsesi, një prej fotove tregon Eriksen në barrelë që duket sikur e ka marrë veten.