Punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë ndërprerë, për shkak të disa problemeve teknike, shkruan Kosova Post.
Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se duhet të shkojnë në pauzë në mënyrë që të rregullohet problemi.
Konjufca tha që:
“Administrata po më tregon që ka ra sistemi, na duhet një pauze që ta rregullojmë, tash është edhe koha e pushimit prandaj seanca vazhdon në ora 14:30”.
Seanca e sotme është një interpelancë e thirrur nga Grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për ministrin Hekuran Murati.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, është kritikuar mjaft ashpër nga një pjesë e opozitës. Seanca pritet t’i rifillojë punimet në orën 14:00./KosovaPost/