Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti në degën në Gjakovë, Besim Selmanaj, shkruan Kosova Post.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Selmanaj u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ishte njëri ndër aktivistët më të devotshëm të partisë së tij.
“Besimi dha kontribut të madh për Hasin, Lipovecin dhe gjithë Gjakovën gjatë periudhës (2009-2013) kur ai ishte kryetar i nëndegës së AAK-së në Lipovec” ka shkruar Lekaj.
Postimi i tij i plotë:
Dje mora lajmin e pikëlluar, që në moshën 47 vjeçare vdiq Besim Jahë Selmanaj, një nga aktivistët më të devotshëm të AAK-së në Gjakovë. Besimi dha kontribut të madh për Hasin, Lipovecin dhe gjithë Gjakovën gjatë periudhës (2009-2013) kur ai ishte kryetar i nëndegës së AAK-së në Lipovec. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Selmanaj dhe Berisha.LAVDI !