Ushtruesi i kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, përmes llogariës së tij në rrjetin social, ka dhënë kumtin për ikjen nga kjo jetë të ish-luftëtarit, Ajvaz Karpuzi, transmeton Kosova Post.
“Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit”.
“Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqëve të tij. Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!”, ka njoftuar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.