Ahmet Çalik, mbrojtësi i skuadrës turke të Süper Lig Konyaspor, ka ndërruar jetë pas një aksident automobilistik mëngjesin sotëm, përcjell KosovaPost.
Mbrojtësi 27-vjeçar humbi jetën pasi raportohet se humbi kontrollin e makinës së tij pranë Gölbaşı, në kryeqytetin Ankara.
Djaloshi ka luajtur në total 225 ndeshje si profesionist, ku ka realizuar 8 gola dhe 3 asiste.