Jan Hecker ishte këshilltari i politikës së jashtme i kancelares Angela Merkel para emërimit në Kinë, transmeton Kosova Post.
Ka vdekur ambasadori i Gjermanisë në Kinë Jan Hecker, disa javë pasi mori detyrën e tij të re, njoftoi Ministria e Jashtme gjermane, shkruan AA.
“Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë, profesorit Dr. Jan Hecker. Në këtë moment, mendimet tona janë me familjen e tij dhe njerëzit e afërt të tij”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Autoritetet në Berlin nuk lëshuan menjëherë detaje të mëtejshme dhe nuk dhanë asnjë informacion se kur dhe ku vdiq ambasadori.
Diplomati 54-vjeçar ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Angela Merkel. Ai ishte këshilltari i saj kryesor për politikën e jashtme nga viti 2015 deri në emërimin e tij të fundit në Pekin.