Rifat Vula, zyrtar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, në komunë e Gjakovës ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur, Kuvendi Komunal i Gjakovës përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta si pasojë e COVID-19 të kolegut të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Rifat Vula.
Rifati ishte punëtori i dalluar i Palestrës së Sporteve “Shani Nushi” në të cilën punoi për 50-të vite. Ai ishte i njohur për të gjithë si njeri punëtorë e sportdashës.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve!