Një minator, gjatë ditës së djeshme, ka vdekur në Minierën e Cërnacit në Leposaviq.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti.
Ai ka thënë se ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe për momentin nuk mund të thuhet asgjë për shkaqet e vdekjes, pa një raport zyrtar.
Hoti ka njoftuar se trupi i pajetë gjatë ditës së djeshme është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe më pas i është dorëzuar familjarëve.