Sot në mëngjes ka vdekur Smajl Veseli, babai i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Sabit Veselit.
Smajl Veseli po ashtu ishte xhaxhai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.
Ndërsa, djali i Smajl Veselit, Sabit Veseli kishte qenë njëri nga veprimtarët më të hershëm që punuan për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai bashkë me shumë veprimtarë të tjerë kontribuan në çlirimin dhe pavarësinë e vendit.
Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Smajl Veselit, përmes Facebook-ut.
“Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi.
Sot ne mengjes nderroi jete axha i babes, Smajl Rushit Veseli, baba i heroit te kombit Sabit Veseli-t.
Varrimi behet sot ne ora 12:00 ne Broboniq”, ka shkruar në Facebook, familjari i tij Hylmi Veseli.