Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e Parlamentit në qytetin Cape Town, të Republikës së Afrikës së Jugut.
Videot e publikuara më poshtë shfaqin re të zeza tymi duke u ngritur në qiell, të përcjella me një zjarr të madh të del nga ndërtesa.
Deri më tani akoma nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar deri të ky zjarr, transmeton Telegrafi.
“Është përfshirë kulmi nga zjarri, kurse edhe ndërtesa e Kuvendit po digjet”, tha zëdhënësi i agjencisë për situata të jashtëzakonshme.
“Zjarri akoma nuk është vënë nën kontroll dhe bëhet fjalë për çarje nëpër muret e ndërtesës”, shtoi ai.