Ditën e sotme luhen ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Champions, ku ende ka shumë për t’u vendosur, shkruan KosovaPost.
Padyshim që me shumë interes pritet se çfarë do të ndodhë në grupin E, ku Bayern është i kualifikuar dhe sonte do të përballet me Barcelonën e cila do vetëm fitore për të mos shpresuar tek ndeshja tjetër e grupit mes Benficës dhe Dinamo Kiev, në anën tjetër Bayern e do fitoren me çdo kusht si shkak i “topit të artë”, i cili sipas shumë lojtarëve të Bayern dhe mediumeve gjermane i takonte Lewandowskit
Ende ‘ankth’ ka edhe në grupin F, ku Manchester United ka siguruar kualifikimin, ndërsa gara për vendin e dytë mbetet e hapur.
Asgjë nuk është vendosur grupin G, ku të gjitha janë skuadrat janë në garë dhe gjithçka do të përcaktohet sonte.
Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:
Juventus – Malmo (18:45)
Zenit – Chelsea (18:45)
Atalanta – Villarreal (21:00)
Bayern Munich – Barcelona (21:00)
Benfica – Dynamo Kiev (21:00)
Man.United – Young Boys (21:00)
Salzburg – Sevilla (21:00)
Wolsburg – Lille (21:00)