Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur i shqetësuar ndërsa ka reaguar për ofrimin e ndihmës ushtarake amerikane për forcat e sigurisë së Ukrainës, transmeton Kosova Post.
Kremlini zyrtar, shprehet i shqetësuar, ndërsa thotë se ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën mund ta bëjë Kievin të sillet në mënyrë të paparashikueshme dhe të rrezikshme në konfliktin në kufijtë e tij lindorë, ndërsa tha ai se qëllimi kryesor i miqësisë amerikano-ukrainase është të dalin kundër Rusisë.
Presidenti amerikan Joe Biden i tha Presidentit ukrainas Vladimir Zelensky në Uashington dje se Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara fort” për integritetin territorial të Ukrainës dhe kanë ofruar 60 milionë dollarë ndihmë për forcat e sigurisë, raporton Reuters./Kosova Post/