Ndjekje, të shtëna me armë, plagoset shefi i policisë

Ndjekje, të shtëna me armë, plagoset shefi i policisë

Karabinierët e komandës provinciale të Ravenës kanë sekuestruar dy tonë hashash e marijuanë, një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë në atë rajon.
Katër persona kanë përfunduar në pranga, prej të cilëve tre janë shqiptarë të moshës 21, 27 e 53 vjeç, ndërsa i katërti është një italian 26-vjeçar. Të gjithë gjenden në burg me akuzën e transportimit të lëndëve të ndaluara.

Aktiviteti hetimor nisi nga një shërbim kontrolli i territorit, zhvilluar natën midis së enjtes e së premtesi së kaluar, nga ana e karabinierëve të kompanisë së Cervias e Milano Marittima. Një patrullë interceptoi rreth orës  4:30 një furgon gjatë Romea Sud, në zonën e  Savios, duke shkuar në drejtim të Ravenës. Në furgon ishin dy persona. Urdhërit për të ndaluar drejtuesi i mjetit iu përgjigj duke rritur shpejtësinë, çka solli ndjekjen nga karabinierët, ndërkohë që pasagjeri i furgonit vrapoi nëpër fusha. Drejtuesi i mjetit, i cili u kap pasi bëri rezistencë, u identifikua si 26-vjeçari italian, i njohur për forcat e rendit. Brenda furgonit u gjetën 2.4 tonë marijuanë, 62 kile hashash dhe 4 litra vaj hashashi. Një sekuestrim ndër më të mëdhenjtë në provincën e Ravenës.

Më pas karabinierët u impenjuan për kapjen e të arratisurit. Një patrullë vuri re në Lido di Classe dy makina të dyshimta, një Alfa 147 dhe një Fiat Punto, me po aq persona në to. Kërkesës për të treguar dokumentat iu përgjigjën me përleshje, gjatë së cilës njëri prej personave nxori një pistoletë. Njëri nga karabinierët arriti t’i bllokonte dorën me të cilën mbante armë, e cila u shkreh një herë në ajër, pa lënduar askënd.

Pas të shtënës, mareshali i karabinierëve dhe arma u rrëzuan në kanalin anës rrugës, pa asgjë serioze, veç një dëmtimi të vogël në dorë, për shkak të shkrepjes së armës. Karabinieri tjetër shtiu në ajër, ndërsa dy personat u larguan, duke lënë njërën nga makinat, Alfa 147. Menjëherë nisi ndjekja që përfshiu shumë patrulla karabinierësh dhe të policisë së shtetit, si dhe një helikopter.s.net


You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili