Nga Klinika Gjinekologjike, në Qendrën Klinike në Universitetin e Kosovës, ka ardhur një lajm i rrallë, një grua 51 vjeçare, ka lindur një foshnje, transmeton Kosova Post.
Pacientja A.I, 51 vjeçe, lindi fëmijë të gjinisë mashkullore me peshë 3.6 kilogramë – thuhet në njoftimin e QKUK-së.
“Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Të dy, edhe nëna edhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë, sqaron më tej njoftimi, duke shtuar se së shpejti do të lirohen për në shtëpi./KosovaPost/