Ndodhi edhe kjo në Shqipëri: Meta refuzon zyrtarisht Gent Cakajn si ministër të Jashtëm

Ndodhi edhe kjo në Shqipëri: Meta refuzon zyrtarisht Gent Cakajn si ministër të Jashtëm

Para tri ditësh KosovaPost ka raportuar mbi atë se dy kosovarët e propozuar nga Rama për ministra në Qeverinë shqiptare mund të refuzohen. Sot, presidenti Ilir Meta ka refuzuar edhe zyrtarisht kandidaturën e qeverisë që Gent Cakajn të jetë ministër i Jashtëm, transmeton KosovaPost.

Në letrën që Presidenti i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama, argumenton se Gent Cakaj nuk ka përvojë politike, diplomatike dhe administrative shtetërore.

Meta thotë se posti i ministrit të Jashtëm është i rëndësisë së veçantë, aq më tepër tani që vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe për një vit do të marrë kryesimin e saj. Po kështu, edhe muajt në vijim do të vendoset për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, dhe në këtë drejtim vendi ynë duhet të ketë një politikë të jashtme të fortë.

Nga verifikimet e bëra, Presidenti Meta thekson se Gent Cakaj, në postin e zv/ministrit të Jashtëm ka treguar papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës dhe nuk ka qenë i pajisur për 7 muaj me certifikatën personale të sigurisë, duke vënë kështu në rrezik informacionin e klasifikuar shtetëror.