Qytetarë të shumtë janë mbledhur në afërsi të Urës së Ibirit në Mitrovicë, për të marrë pjesë në protestën e cila u thirr në rrjetet sociale nga profile dhe persona deri tash të pa njohur.
Njëri prej qytetarëve ka thënë se me ardh puna edhe pa bukë edhe pa ujë rrimë, dhe ne do të shkojmë në mënyrë paqësore.
Disa të tjerë janë dëgjuar duke thënë se “nuk ka kthim mbrapa”.
Autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar” nga persona të dyshuar jashtë Kosovës. /Telegrafi/