Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ka nënshkruar gjashtë kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për lagjet në kryeqytet, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë ka të bëjë me rrjetin ekzistues në kryeqytet.
“Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues.
Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.