Bob Dole, ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare, transmeton KosovaPost.
Senatori amerikan ishte diagnostifikuar me kancer në mushkëri.
Senatori amerikan ishte mik i madh i shqiptarëve e në veçanti i Kosovës. Ai ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit tonë.
Në nderim të kontributit të tij në Prishtinë është përuruar edhe busti i senatorit Bob Dole, derisa edhe një rrugë në kryeqytet e mban emrin e tij.
Senatori Bob Dole e kishte vizituar për herë të parë Kosovën në vitin 1990.